Aktivitetet

Fondacioni humanitar „Çajla“ ka qenë në krye të organizimit të shumë aktiviteteve për të ndihmuar komunitetin tonë. Përveç mbledhjeve të përbashkëta për Ramazanin, kemi organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme si pjesë e përpjekjeve tona për të përmirësuar cilësinë e jetës. Një nga inisiativat më të rëndësishme ka qenë organizimi i dy turneve të futbollit, të cilat kanë sjellë bashkë komunitetin dhe kanë kontribuar në projektin tonë për vareza. Kjo fushatë e rëndësishme ka siguruar investime të mëtejshme për infrastrukturën dhe shërbimet që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve tanë.