Fshati Cajl
Fshati Çajlë shtrihet në hapësirën gjeografike te Pollogut të Epërm, gjendët në veri-perëndim të Republikës së Maqedonisë, i vendosur në fushëgropën e Pollogut në lindje të komunës së Gostivari. Në lindje kufizohet më Malin e Thatë në perëndim me Gostivarin, në veri me fshatin Forin dhe në jug me Balindollin.
Territori i këtij fshati përfshin shpërfaqë prej 18,2 km², prej së cilës kullotave i takojnë 1.073 ha, tokës punuse 316 ha dhe pyjeve 388 ha. Fshati ka funksion lavërtar-blegtoral.
Fshati Çajlë gjendet në lartësi mbidetare prej 510 m, është fshat rrafshinor.